Tërmet në Kurbnesh , lëkundje edhe në Tiranë

loading...

f1_25termet1364207690

loading...
Tiranë, 25 mars – Lëkundje të forta tërmeti janë ndier rreth orës 08:21 minuta të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Nga të dhënat paraprake mësohet se tërmeti me magnitudë 4.4 ballë i shkallës Rihter ka pasur si epiqendër Kurbneshin.

Epiqendra e tij ka qenë 10 km në veri të Kurbneshit, rreth 64 km larg kryeqytetit dhe 33 km larg Peshkopisë. Paraprakisht nuk ka njoftime për dëme materiale, apo njerëz të lënduar.

loading...