Terim: Sneijder më i madh se Galatasaray?

1216

Trajneri i Galatasaray, Fatih Terim paralajmëroi Wesley Sneijder se klubi nga Stambolli mund të tërhiqet nga gara për të siguruar shërbimet e tij, nëse ai mendon se është një lojtar mjaft i madh për të shkuar te kampionët e Turqisë. Për holandezin, ka një akord mes Interit dhe Galatasaray por është Sneijder ai që duhet të vendosë.

“Askush nuk duhet të mendojë se është më i madh se ky klub. As unë, as presidenti dhe askush tjetër që mund të mbërrijë gjatë merkatos”, deklaroi ish tekniku i kombëtares turke, Terim, kur u pyet në lidhje me çështjen Sneijder.