“Tentova të vras veten”, historia rrëqethëse e Anës: Burri më rrihte, askush s’më besonte

Historia e një 29-vjeçareje nga Tirana, e cila është rrëfyer në emisionin “Njerëz në Fokus” të gazetares Ola Bruko në News24 ka tronditur gjithë opinionin publik.29-vjeçarja ka rrëfyer dhunën psikologjike dhe fizike nga ish-bashkëshorti i saj dhe faktin se askush nuk e besonte, as në gjykatë e as në polici.Kjo pasi ata kërkonin prova dhe ndër të tjera, 29-vjeçarja thotë se gjyqtarja e ka ofenduar.Jam vajzë e një ish-efektivi të rënë në krye të detyrës dhe sa herë më rrihte më thoshte: Ik në polici, por do turpërosh emrin e babait tënd. Rrija vetëm për nënën e vëllezërit se i kisha të vegjël. Më ka dhunuar edhe në shtatzëni. Më gjente duke larë enët, më thoshte pse është tv ndezur dhe më gjuante. Më ka rrahur gjatë gjithë kohës. Më gjente duke larë enët në banjo më thoshte pse i lan këtu dhe veç më qëllonte. Edhe në sy të familjes së tij më dhunonte. Ato thoshin që pse ia kthen fjalën.I dënonte fëmijët dhe ata hanin me të fortë ushqimin dhe pasi villnin ata detyroheshin ta hanin. Ai nuk ishte baba. U hiqte pantallonat dhe u qëllonte me thupër.
Shikoni videon me poshte

Video