Tenton t’i frikësojë në rrugë, e rrahin keq (Video)

screenshot-2_1475852762-2711298

Kurrë mos tentoni t’i frikësoni të panjohurit, pasi që mund të përfundoni në të njëjtën mënyrë. Një njeri nga SHBA-ja u rrah për vdekje pasi u vesh si një kloun dhe tentoi që t’i frikësonte një grup shokësh në një veturë. Pamjet e incidentit shfaqin klounin, që mban disa balonë, duke ecur në drejtim të veturës në të cilën ndodheshin një grup meshkujsh të cilit kishin dalë për t’u argëtuar, “Çfarë dreqin është kjo, vëlla?”, dëgjohet njëri duke thënë përderisa e vëren klounin. “Seriozisht?”, shton ai, duke i bërtitur klounit: “Largohu!”. Por klouni nuk largohet dhe më pas njëri del nga vetura me një shkop bejsbolli dhe e godet klounin duke e rrëzuar në tokë.