Tenton të ikë nga burgu, por ja çfarë i ndodhë (Video)

loading...

loading...
Një i burgosur në Brazil i hapi vetes të tjera telashe të mëdha, me një tentativë arratisje, e cila dështoi si mos më keq. Ngjarja në fjalë ndodhi në rajonin e policisë së Balneario Piçarras, në Santa Catarina, ku personi i ndaluar nga policia tentoi të arratiset përmes një të çare në derë, e cila rezultoi shumë e vogël për ta lejuar atë të realizonte arratisjen e tij spektakolare. Ai kishte arritur të kalonte kokën dhe supet, por më pas rezultoi gjithçka një mision i pamundur, jo vetëm për t’u arratisur, por edhe për t’u kthyer pas, duke ngecur në të çarën ku i shërbehej ushqim të dënuarve. Policia përdori vaj për ta liruar të burgosurin, por nuk funksionoi. Për ta liruar atë u përdoren mjete prerëse.

loading...