Tenton të hidhet mbi liqenin e ngrirë, por shqiptarja bie me këmbë përpjetë (VIDEO)


Një grua ka tentuar që të bëjë ushtrime të vështira mbi akullin e një liqeni të ngrirë, por e ka pësuar keq. Ajo është rrëzuar, por fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime. Miqtë e saj nuk e kanë mbajtur dot të qeshurën, madje edhe ajo vet e ka marrë me shumë sportivitet këtë incident. Në këtë video tregohet momenti kur duart e saj rrëshqasin dhe gruaja rrëzohet në mes të akullit.