Tenton ta mbysë nënën duke ia zënë frymë, ndërkohë që gruaja e xhiron (Video +18)

wife-films-her-husband-killing-his-own-mother_1475158995-721576

Një burrë nga India ka tentuar ta vrasë nënën e vet duke ia zënë frymën dhe duke i kërkuar të bijës që ta therë atë gjyshen e vet, ndërkohë që gruaja e tij po brohoriste dhe xhironte ngjarjen e tmerrshme. Surendra Vaidya mund të shihet në video duke e ia mbështjellë fytyrën nënës së vet 80-vjeçare në një tentim dëshpërues për t’ia ndalur frymëmarrjen, E moshuara mund të shihet duke luftuar kundër djalit të vet duke shpurdhur me këmbë dhe duar. Ndërkohë, gruaja e Surendra, i cila e filmon ngjarjen, mund të dëgjohet duke e nxitur burrin e vet dhe në një moment duke thënë: “Kjo grua është shumë kokëfortë.” Për fatin e mirë të së moshuarës, në momentet kritike në shtëpi futet një punëtor i një organizate jo qeveritare dhe ajo shpëton. Surendra është arrestuar dhe akuzohet se e ka abuzuar nënën e vet për shumë vite.