Tenton ta grabisë, më pas qan në krahët e tij (VIDEO)

hajduti

Kjo video tregon momentin kur një person futet në një dyqan në një pikë karburanti në Gjermani dhe tenton të grabisë.

Robert B., 20 vjeç, fillimisht nuk e besoi se agresori do të grabiste. Por ai nxori thikën e nisi të thoshte: “Nxirri lekët, shpejt, nxirri”.

Por Roberti nuk u tremb, rrëmbeu një shkop bejsbolli dhe nisi të godiste agresorin, që krejt papritur në mes të ‘betejës’ mallëngjehet dhe shpërthen në lot. “Më lër të ik, të lutem. Kam grua e fëmijë,” thotë ai.

Shitësi e ngushëllon atë, duke i dhënë madje edhe një letër për plagët në kokë.

Por policia bëri të ditur se ai ka gënjyer, pasi paratë i donte për drogë.

Hajduti i pikës së karburantit rrezikon pesë vite burg.