Tentoi të helmonte vjehrrën, vajza nga Dibra trondit me deklaratën e saj: Ja ç’më bënte vjehrri

Elda Tanushi, 19-vjeçarja që disa ditë më parë tentoi të helmonte me gotën e kosit vjehrrën e saj, ka folur dhe ka dhënë dëshminë e saj në prokurori.

Vajza nga Dibra ka rrëfyer një histori gati-gati si në telenovela. Ajo ka pranuar se i ka hedhur të vjehrrës helm insektesh në kos dhe ia ka dhënë për ta pirë, por ngjarje edhe më të rëndë tregon kur vjen puna tek vjehrri.

Për të Elda thotë se që pasi i fejuari i saj iku në Greqi, vjehrri nisi ta ngacmonte seksualisht.

“Që kur burri im Donaldi iku në Greqi, vjehrri im nisi të më ngacmonte seksualisht. Nga ana tjetër vjehrra as nuk kuptonte asgjë. Kam qenë në ankth gjatë gjithë kohës dhe bëra atë që bëra”, është shprehur 19-vjeçarja para inspektorëve të policisë.

Të ndodhur në këtë situatë, policia ka kërkuar që të mblidhen më shumë prova në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, që duket se ka hapur edhe hetime të reja, ndërsa akuzat tani janë shtuar nga të dyja palët.

Ndërsa Arjana dhe Eduart Stafa (vjehrrit e së resë) janë shprehur se e kanë trajtuar 19- vjeçaren si vajzën e tyre, kjo e fundit ka deklaruar më herët se me të vjehrrën ka patur konflikte dhe së fundmi është shprehur se i vjehrri e ngacmonte prej kohësh.