Tentohet sulm terrorist në Meke (Video)

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme dhe të Sigurisë së Arabis Saudite Mensur al-Turki zbuloi se forcat e sigurisë penguan një akt terrorist që kishte synim sigurinë e Xhamisë së Shenjtë në Meke dhe të dëshmorëve të saj.
Operacioni ishte planifikuar nga një grup terrorist i bazuar në tre vende, një në Xhide dhe tjetra në Mekë. Operacioni i parë u pengua në Mekë në rrethin e lagjes Usjele, ndërsa i dyti u pengua në lagjen Exhjad Al-Mesafi që ndodhej brenda zonës qendrore të Xhamisë së Madhe në Meke.
Bombarduesi vetëvrasës i cili ishte fshehur në një shtëpi në lagjen Exhjad hapi zjarr ndaj shërbimeve të sigurisë, duke refuzuar t’i përgjigjej thirrjeve të sigurisë për dorëzim për tu sulmuar nga forcat e siguris pasi ai hapi zjarr ndaj forcave të sigurisë.
Gjashtë vetë u plagosën dhe pesë anëtarë të forcave të sigurisë u plagosën lehtë. Forcat e sigurisë arrestuan pesë nga të akuzuarit, përfshirë një grua, dhe aktualisht po hetohen, thuhet në deklaraten e Zëdhënësit të ministrisë së Brendëshme.
Për më shumë ju sjellim më poshtë edhe videon: