Tensionohet situata në kufirin Kosovë-Serbi

loading...

loading...

Janë vërejtur lëvizje të forcave të armatosura përgjatë kufirit mes Serbisë dhe Kosovës, të dielën pasdite, që kanë alarmuar banorët e asaj ane.

Bëhet fjalë për lëvizje me mjete të motorrizuara që raportohet se kanë lëvizur nga qyteti i Kragujevcit, drejt rrugës për Kraljevë, ku kalimtarët e rastit kanë vërejtur katër automjete të blinduara, përpolotë me njerëz të armatosur të cilët kanë kaluar nën përcjellje të Policisë së Serbisë.

Më pas vendoshja e tyre bëhet e ditur se është raportuar dhe vërejtur edhe në afërsi të kufirit verior të Kosovës.
Këtu nuk bëhet fjalë për Ushtrinë e Serbisë, por për automjetet e të ashtuquajturës Njësia Speciale Anti-Terror (SAJ) e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MBS), raportojnë mediat shqiptare ë Maqedoni.

Sipas tyre, lëvizja e tyre drejt kufirit me Kosovën, ka ndodhur pas takimit të zhvilluar në Beograd të Këshillit të Sigurimit Kombëtar të Serbisë, i cili kryesohet nga Presidenti i tanishëm atje, Tomislav Nikolic.

Autoritetet kosovare ende nuk kanë konfirmuar asgjë zyrtarisht rreth kësaj çështje, përveç se kanë konfirmuar gadishmërinë dhe vigjilencën se janë në vëzhgim të kufirit.

loading...