Temperaturat përvëluese, shënohen viktimat e para

loading...

loading...

Një valë ekstreme të nxehti ka përfshirë Europën përgjatë javës së fundit duke shënuar temperatura jashtëzakonisht ta larta. Si pasojë e këtyre kushteve meteorologjike janë shënuar edhe dy viktimat e para, një në Poloni dhe një në Rumani.

Sakaq shumë të tjerë janë dërguar në spitale për shkak të problemeve shëndetësore. Në vendin tonë mësohet se temperaturat do të arrijnë deri në 40 gradë Celsius edhe javën e ardhshme, ku situata pritet të përmirësohet vetëm të premten sipas Meteoalb.

Ekspertët kanë paralajmëruar të moshuarit dhe fëmijët që të mos qëndrojnë jashtë në orët e mesditës, kohë kur temperaturat arrijnë vlerat maksimale.

loading...