Temperatura nën zero, kjo është marrëzia e Çimit në plazhin e Sarandës (VIDEO)

loading...

loading...

Temperaturat janë nën zero pothuajse në të gjithë vendin, por Çimi nuk do t’ia dijë. Në fakt, sarandjoti njihet si një person shumë aktiv, edhe pse në një moshë të madhe. Pavarësisht temperaturave të ulëta, Çimit nuk i pëlqen të rrijë ngrohtë brenda në shtëpi, por ai e shfrytëzon kohën në mënyrën më të “çmendur”. Siç duket edhe në videon e publikuar nga JOQ, sarandjoti ka dhuruar spektakël për banorët e Sarandës. “Jeta osh qef”, thërret ai para se të hidhet për të notuar në det në këto temperatura të ulëta. Vërtet për Çimin jeta është vërtetë qejf, kjo për faktin se ai u gëzohet të mirave që natyra në ka dhënë dhe e jeton jetën pavarësisht kufizimeve. Një shembull mjaft i mirë ky për rininë shqiptare, sikur të ngjasonim paksa me Çimin!

loading...