Telefoni që kupton gjendjen shpirtërore të përdoruesit

loading...

68399_1

loading...
Microsoft është duke punuar në një teknologji të re për telefonat inteligjentë, që mund të kuptojë gjendjen tuaj shpirtërore dhe automatikisht ta ndajë atë me miqtë në faqet e rrjeteve sociale.

Një studim i shkruar nga Microsoft Research në Azi dhe zbuluar së pari nga Australia Techworld, raporton se kompania është duke eksperimentuar me sensorë, që mund të kuptojnë gjendjen shpirtërore të përdoruesve.

Teknologjia, e quajtur MoodScope, do të lejojë që përdoruesit automatikisht të ndajnë ndjenjat e tyre, me shokët në kohë reale në rrjete të tilla si Facebook.

Disa sensorë matin dritën dhe nxitimin, por MoodScope do të kuptojë gjendjen mendore të përdoruesve dhe klasifikojë përdoruesit si të tensionuar, të lumtur, të mërzitur, të qetë dhe të stresuar.

Microsoft tha se kjo mund të ndihmojë për të informuar të tjerët për gjendjen tuaj para se të flisni me ta – me avantazhe si për të ditur përpara se shefi juaj është i mërzitur.

Sipas raportit, Microsoft tashmë ka ndërtuar një prototip, që mund të kuptojë gjendjen shpirtërore të përdoruesit me rreth 66% saktësi .Në një studim me 32 pjesëmarrës, niveli i saktësisë arriti 95% pas dy muajve trajnim.

loading...