Telashe për Januzajn te Belgjika!

Ylli i Belgjikës Kevin Mirallas i bëri thirrje selektorit Marc Wilmots të mos e ftojë atë në ekip për Kampionatin botëror në Brazil.Mirallas e ka paralajmëruar atë se mund të krijojë telashe në ekip nëse përfshinë 19-vjeçarin e Unitedit.

“Kishte shumë presion mbi të para se të përcaktohej, dhe është e mirë për Belgjikën që na ka zgjedhur, sepse është futbollist i mirë”, deklaroi mesfushori i Evertonit.

“Por, nuk mendoj se ai duhet të shkojë në Brazil. Nuk mendoj se do të ishte e drejtë për të lënë jashtë ndonjë futbollist tjetër të mirë për dikë që nuk i njeh të tjerët dhe nuk ka luajtur për skuadrën e tij në muajt e fundit”.

“Adnani nuk e njeh grupin, dhe fakti është se, nuk ka luajtur shumë me Manchester Unitedin së fundmi. Nuk është se kemi mungesë të futbollistëve të mirë në atë repart të ekipit. Në fakt, janë shumë futbollistë të mirë në pozitën e tij në skuadrën e Belgjikës, andaj do të jetë shumë e vështirë për të. Ai duhet të dëshmohet në United se mund të jetë i rëndësishëm në pozitën e tij. Mendoj se për të, Kampionati evropian më 2016 do të ishte një objektiv më i realizueshëm’.