Tek ‘Ka një mesazh për ty’: Nusja i kërkon falje vjehrrës!

Tek ‘Ka një mesazh për ty’: Nusja i kërkon falje vjehrrës!

vjehrra

Tek “Ka një mesazh për ty” Enerida erdhi për t’i kërkuar falje vjehrrës së saj dhe për t’i folur asaj për herë të parë “mama”. Enerida tregon se marrëdhënia e saj me vjehrrën nuk ka qenë gjithmonë më e mira, ajo ka pasur gjithmonë dyshime se vjehrra e saj nuk e do. Ajo tregon se kur ka ardhur të jetojë në shtëpinë e bashkëshortit të saj nuk ndihej shumë rehat për shkak se kishte ardhur në një familje shumë të madhe ajo ku kishte vajtur. Ajo ishte ndjerë si e veçuar për shkak se kishte 7 kunata dhe ishte nusja e vetme dhe tregon se barrierat i ka krijuar vetë që në fillim dhe nuk i ka thirrur asnjëherë as ‘nënë” dhe as “mama” vjehrrës së saj.

Mirëpo me kalimin e kohës, Enerida tregon se kuptoi që vjehrra e saj nuk kishte 7, por 8 vajza pasi edhe ajo ishte si vajza e saj. Ajo tha se kishte vendosur që t’i therriste “mama” sepse e ndjente dhe sepse ndihej fajtore për mënyrën se si ishte sjellë me vjehrrën. Ajo tregon se kur vjehrra e saj kishte shkuar në Angli kishte sjellë një dhuratë vetëm për të dhe jo për vajzat e saj dhe Enerida këtë se mori si një shenjë që i tregon dashurinë.

“Kam frikë se do i vij turp po t’ja them këto në sy të njerëzve se ajo nuk më vë kurrë në siklet para tyre. Sa herë ne kemi mosmarrëveshje ajo nuk ndërhyn. Më ndihmon shumë dhe me fëmijët,” tha Enerida.

Nënë Meremja, gjyshe e 3 nipërve dhe mbesave kur ju dha mesazhi tha se ishte e sigurt që e kishte ftuar dikush që e donte shumë, por u habit shumë kur pa se aty e kishte ftuar nusja e saj.

Enerida i tha: “Të kërkoj ndjesë. Të dua shumë. Të konsideroj si mamanë time. Ke qenë gjithmonë mamaja ime megjithëse s’të kam thirrur. Të falenderoj që kujdesesh për fëmijët e mi.”

Kjo histori që nuk është si ato që jemi mësuar të dëgjojmë për marrëdhëniet vjehrrë-nuse, e ka bërë dhe publikun të përlotet.

Shikojeni video-n më poshtë: