Të shtënat te “Qafa”, arrestohet një person

Sot në Prishtinë përkatësisht në rrugën “UÇK” te qafa, ka pas gjuajtje me armë të zjarrit, por nuk ka pas viktima apo të plagosur.

Burime të Indeksonline mësojnë se sot rreth orës 17:08 është raportuar se në Rrugën “UÇK” te qafa ja gjuajtje me armë zjarri mes tre personave.

Burimet tona po ashtu bëjnë me dije se “sipas dëshimtarëve të rastit, vetura që kishte ikur nga vendi i ngjarjes ishte Golf 5, ngjyrë e zezë me targa 01-237-CE, ku pas pak kjo veturë është ndal në rrugën Agim Ramadani përballë ministris së Arsimit, ku me këtë rest është arrestuar një person, Rrahman Arifoviç, i cili ishte njëri prej atyre tre personave dhe u shoqërua në stacionin policorë”.

Po ashtu, sipas burimeve të Indeksonline, janë gjet edhe prova të tjera edhe për dyb të tjerë të dyshuar.

“Në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja të një predhe e pashkrepur si dhe është gjetur vetura tjetër e dyshuar që ka lodhje me rastin e që është Audi 3 ngjyrë e zezë me targa 01-222-CG, ku dy persona tjerë dyshohet se kanë shti me armë dhe kanë ikur në drejtim të panjohur”, thonë burimet.

E rastin i cili ka ndodh pak kohë më parë, e ka konfirmuar edhe Policia e Kosvës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Indeksonline ka thënë shkurt; “ka gjuajtje me armë, por ndonjë detaj tjetër nuk kemi, pasi që njësitet përkatëse ende janë në vendin e ngjarjes”.