‘Të q…ropt’, grushte mes faturinos dhe qytetarit në një autobus në Tiranë (VIDEO)


Një skenë e dhunshme ka ndodhur vetëm pak minuta më parë pranë zonës së Kamzës në vendin që njihet si “Treshi” pranë Institutit Bujqësor. Një sherr i rëndë është zhvilluar mes një qytetari dhe faturinos së autobusit të linjës së Kamzës. Sipas dëshmitarëve mësohet se faturino e ka sharë nga familja qytetarin dhe ai në gjaknxehtësi e sipër e ka rrahur paq duke i dhënë një mësim të mirë. Pavarësisht se dhuna është e dënueshme në të gjitha rastet, ndoshta ky mund të shërbejë si një mësim i mirë për të gjithë faturinot në Shqipëri që në më të shumtën e rasteve janë të pasjellshëm.