‘Të q… motrën, gruan, fëmijët e çupën ça ke’, plas keq sherri në rrugë (VIDEO)

Dy qytetarë në Korçë, mesa duket shokë mes tyre janë zënë keq me njëri-tjetrin. Shkak i gjithë këtij sherri të ashpër ka qenë alkooli që ka pasuar më pas me sharje dhe grushte. Kjo ngjarje ka ndodhur kohë më parë, ndërsa një dëshmitar i kësaj skene të rëndomtë e ka dërguar pranë JOQ sot ku bën me dije se njërit prej tyre i kanë vjedhur lekët, pasi e kishte zënë gjumi në stol. Kaq ka mjaftuar dhe situata ka degjeneruar në sharje dhe grushte. E gjitha kjo situatë tregon krizën ekonomike në të cilën ndodhet shoqëria shqiptare, burra që pinë, të papunë, që enden rrugëve dhe që shkojnë në shtëpi e dhunojnë gratë dhe më pas arrijnë tek ai që quhet “krim i rëndë”