Të miturit që humbën jetën duke luajtur me shkrepëse (Foto)

Pak orë pas tragjedisë së rëndë që tronditi Durrësin e mbarë opinionin publik, kur tre fëmijë të vegjël 3-vjeç u asfiksuan nga zjarri që shkaktuan në banesë pasi luanin me shkrepse, u mësua edhe një detaj shokues për nënën, 30-vjeçaren Migena Konçi.

Kjo e fundit i kish kyçur të vegjlit brenda banesës, e bashkë me dy vajzat më të mëdha në moshë kish shkuar tek nëna e saj për vizitë.¨

Ndërsa nuk dihet ende nëse policia do ngrejë akuzë për pakujdesi për 30-vjeçaren Migena Konçi, zbulohen edhe fotot e trinjakëve. Vetë nëna i ka postuar fotot e tyre në profilin e saj në Facebook ku i quan “dashuri e trefishtë”.