Të mirat e ujit tek shëndeti

16-week-2[1]Uji është një lëndë e dobishme për trupin. Duhet të konsumohen rregullisht në një sasi të caktuar.

Uji nuk është ushqim duke qenë se nuk përmban asnjë lëndë ushqyese. Edhe pse pjesërisht shuan urinë, uji nuk sjell energji të vërtetë në trup. Megjithatë, uji është një lëndë ushqyese e rëndësishme e cila siguron shëndet të mirë. Uji është i pranishëm në më shumë se 65% në organizmin e të rriturit. Megjithatë, trupi i njeriut nuk mund ta mbajë ujin, pasi del jashtë rregullisht nëpërmjet urinës, frymëmarrjes dhe djersës.

Të gjitha proceset vitale të trupit të njeriut funksionojnë me ujë. Uji është në fakt lënda ushqyese më e rëndësishme për trupin pas oksigjenit. Ai është një lloj karburanti që kontribuon në mënyrë aktive për funksionimin e mirë të organeve. Në praktikë, uji siguron volum të mjaftueshëm të gjakut dhe lëngjeve limfatike në trup. Kjo i lejon trurit të funksionojë mirë. Uji mban ngrohtësinë e trupit, hidraton lëkurën dhe siguron lubrifikimin e nyjeve dhe syve. Nga ana tjetër, uji ndihmon në tretje, por gjithashtu ndihmon trupin në eliminimin e mbeturinave.

Nevojat mesatare të konsumit të ujit për një të rritur janë rreth 2,5 litra ujë në ditë. Ushqimet e tjera sjellin 1 litër ujë dhe 1.5 litër konsumohet si pije. Megjithatë nevoja për ujë është e ndryshueshme. Nëse jeni të sëmurë apo praktikoni një aktivitet fizik duhet të pini më shumë ujë.

Më poshtë, mund të komentoni në lidhje me artikullin.




.
Kliko LIKE nëse të pëlqen artikulli