”Të isha në vend të Albin Kurtit, kisha gjuajtur bomba në Kuvend” (VIDEO)

loading...


Reperi i njohur shqiptar, Bimbima, ka reaguar përsëri ndaj qeveritarëve të Kosovës. Ai ka përmendur edhe publikimin e këngës së tij të fundit, ku përmend gazin lotsjellës në Kuvend. Sipas tij, ai kishte hedhur edhe bombë në qoftë se do të ishte e nevojshme.

“Në qoftë se më vjen akuza pse po më prekni n’tel, unë ju baj: Unë jam një, pse ju po na prekni n’tela, me familje me gjak me krejt. Po a jeni mirë ju? Në këngën e fundit e them: T’isha kanë në vend të Albinit (Kurtit) s’ju kisha qit lotsjellës këmbëve por kisha hi në Kuvend me bombe. Tash munden me thënë që ti ISIS, por jo o vëlla, unë jam zëri i popullit. Ajo është figurativisht se q’ai Kuvend, qajo udhëheqësi duhet të ristarohet”, ka thënë ai për Tribuna.

Video: (Min. 3:00)
Untitled

loading...

loading...