Të gjithë kundër Fatos Lubonjës

loading...

loading...
Drejtuesit e AAK’se, por edhe partive tjera, kane reaguar ndaj deklaratave te Fatos Lubonjës, i cili e quajti vrasës Ramush Haradinajn, ish-komandantin e Zonës Operative te Dukagjinit.

Ne rrjetet sociale kane reaguar Burim Ramadani, Sekretar i Pergjithshem i AAK’se, anëtaret e Kryesise; Ernest Luma e Avni Arifi dhe shume prej drejtuesve lokale te kesaj partie,transmeton express.

Ne Twitter ka reaguar edhe Memli Krasniqi, anëtar i PDK’se dhe Minister aktual i Kulturës.

“A ke turp o Fatos Lubonja per deklaratat e semura qe ben kundër çlirimtareve te Kosovës? Skizofrenine tende s’mund t’ia mveshesh kombit tend!”, shkruan Krasniqi.

Nje reagim ka ardhur edhe nga Ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku.

“Shokuese deklarata e Lubonjes! Pa fjale!”, ka shkruar ajo ne Twitter.

Ernest Luma, nderkaq, shfaqet shume me i ashper; ai e fyen publicistin shqiptar duke e quajtur “nena e viçit”.

Avni Arifi thote se Lubonja gjithmone ka mbajtur qendrime antishqiptare.

Kurse Burim Ramadani shtron habine se si mund te akuzohet dikush si vrases kur ai eshte shpallur dy here i pafajshem nga drejtesia nderkombetare.

Vlene te ceket se ende nuk ka nje reagim zyrtar te AAK’se.

loading...