Të gjithë frikësohen nga kjo ëndërr, por kuptimi i saj është shumë demaskues

Edhe pse shkolla të ndryshme të psikologjisë janë të specializuara për të studiuar ëndrrat, sërish ka qenë psikanaliza ajo që e ka thelluar këtë drejtim.

Çfarë zbulojnë ëndrrat për ne? Kjo ishte pyetja që ka udhëhequr kërkimin shkencor. Për të larguar çdo dyshim kemi sjellë komente rreth një prej ëndrrave më të zakonshme: Ju jeni krejtësisht të humbur.

Kush nuk ka parë ëndërr sikur ka humbur rrugën, nuk e gjen dot shtëpinë apo as nuk e ka idenë më të vogël se ku ndodhet.

Kjo ëndërr tregon makth, frustrim, konfuzion, pavendosmëri dhe frikë.

Nuk ka moshë të caktuar për këtë ëndërr dhe as një moshë për t’i shmangur ato, gjithçka lidhet me psikologjinë tuaj.