Të gjithë, edhe Elena kundër Marselinit

loading...

b2875d0a-21ee-44b7-a000-f10d53369dc3---0-

loading...
Banorët në kuzhinë janë duke folur të gjithë për Marselinin dhe pakënaqësitë që kanë ndaj sjelljes së tij me të tjerët dhe për karakterin tij të pandreqshëm.

Ata tregojnë situata të papëlqyeshme, ku protagonisti kryesor është Marselini. “Nuk është burrë”, thotë herë pas here Anaidi. Shpendi mendon se ai është njeri me shumë fytyra dhe se merret me thashetheme gjatë gjithë kohës, gjë që nuk i ka hije një mashkulli. Elena tregon se ka qenë protagoniste, kur ai ka bërë thashetheme për të dhe Eldorën. Ndërsa Eldora tregon se ai e ka akuzuar se ajo fle me Shpendin, ndërkohë që ka një lidhje jashtë.

Banorët vazhdojnë të flasin për minuta të tëra, duke shprehur se nuk kanë aspak respekt për Marselinin, ndërkohë që Elona shkon tek Marselini dhe i flet atij me tone të larta, duke i kërkuar që të mos ofendojë më njerëzit e pastër si Eldora brenda shtëpisë dhe i bën të qartë se ai nuk do ta ketë të gjatë me këtë strategji. Pas saj shkon edhe Eldora, e indinjuar dhe e nxehur nga ato që ka dëgjuar. Marselini dëgjon dhe nuk dëshiron që t’i vazhdojë më tej bisedat.

loading...