Të gjithë burrat që i kanë gratë shtatzëna, duhet ta lexojnë këtë

loading...

loading...

Prekja e barkut nga nëna thuhet të jetë thelbësore në krijimin e lidhjes së saj me beben.
Por kërkimet e fundit kanë zbuluar se foshnjat janë në gjendje ta njohin nënën ende sa janë në bark, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.

Bebet e palindura janë regjistruar me ultrazë në momentin kur është përkëdhelur barku i nënës.

Duke përdorur videot tredimensionale të ultrazërit, shkencëtarët ishin në gjendje të shihnin se si bebet reagonin ndaj prekjeve, në veçanti ndaj babait. Doktoresha Viola Marx e cila e ka udhëhequr studimin, tha se nënat shpesh në mënyrë spontane e prekin barkun për të komunikuar me fetusin.

“Çdo stimulim mund të jetë i dobishëm për lidhjet e bebes me nënën dhe babanë”, ka shtuar ajo. Dr. Marx tha se hulumtimet kanë treguar se bebet e palindura çuditërisht iu përgjigjën prekjeve të babait të tyre.

loading...