Të gjitha makinat pa zinxhirë janë, pse më vë vetëm mua gjobë??? Shoferi sherr me policin (Video)


Teksa është njoftuar njoftuar në autoritetet përgjegjëse, që makinat duhet të lëvizin me zinxhirë për shkak të borës së madhe në rrugë, duket se edhe policia për këtë arsye ka nisur të vendosë gjoba. Por jo me të njëjtat standarte. Kështu është raportuar në një video të publikuar, ku qytetar nga Malësia e Madhe ka marrë një gjobë, që sipas tij është e pa drejtë teksa ka xhiruar edhe makinat që kalonin përkrah tij pa zinxhirë dhe askush nuk i ka ndaluar për ti vendosur gjobë. “Në një rrugë ku të gjitha automjetet po lëviznin pa zinxhirë, policia na ndaloi për kontroll dhe meqë i kishim dokumentet krejt në rregull, na vendosën një gjobë për mungesë të zinxhirëve. Kjo është policia që duam”, thotë shoferi.