Të famshëm, të pasur por edhe kursimtar

loading...

0

loading...
Shumë të famshëm duan të demonstrojnë pasurinë e tyre dhe të tregojnë se jetojnë një jetë luksoze, për të cilën pjesa më e madhe e planetit vetëm mund të ëndërrojë. Këta të famshëm edhe pse janë të pasur, duan të jetojnë në mënyrë modeste duke kursyer, në krahasim me mundësitë e tyre. Këto janë yjet që kanë vendosur të mos jetojnë si pasanike.

Carrie Bradshaw do të kujtohet gjithmonë me veshjet e saj dhe mbathjet me take të larta nga disenjatorët e famshëm të modës. Por në jetën e vërtetë, Sarah Jessica Parker është e kundërta e karakterit që ka luajtur në filmin “Sex and the City”. Edhe pse ajo ka një pasuri prej rreth 90 milionë dollarë, Sarah kishte thënë se i biri i saj, James, vesh vetëm rrobat që ia ka dhuruar familja. “Djali im vesh vetëm rrobat që i kanë dhuruar kushërinjtë e tij”, tha ajo.

Kur u divorcua në vitin 2012, nga Ben Gibbard, financat e Zoe Deschanel janë shpalosur në dokumentet e gjykatës, që në njëfarë mënyre përfunduan në duart e tabloidëve. Me sa duket, ajo kishte fituar 95.000 dollarë në muaj, por ka shpenzuar rreth 22.000, duke përfshirë edhe 800 për shërbimet komunale dhe 1500 dollarë për donacionet bamirëse. Gjithashtu, Zoe nuk kishte asnjë borxh në të gjitha tri kartat e kreditit. Edhe pse tani fiton rreth 125.000 për një episod të serisë në të cilën paraqitet, Zoe ende jeton në mënyrë modeste.

Edhe pse modelja, Tyra Banks, ka një pasuri prej rreth 90 milion dollarë, nuk jeton një jetë ekstravagante. Në një intervistë për revistën, “The Times “, Tyra kishte thënë se kursen shumë. “Kursej shumë, gjithmonë kam kursyer. Kur isha e vogël, nëna ime më jepte një ndihmë javore në të holla, pastaj përpiqesha që t’i shfrytëzoj maksimalisht dhe njëkohësisht duke kursyer”, theksoi Tyra.

loading...