“Të dua”, si ta shprehni ndryshe dashurinë

loading...

dashuriaaa-620x330

loading...

Dhjetë citime nga dhjetë autorë që ju ftojnë të ëndërroni. Që nga Roma atike te neuroshkenca moderne, nga Catullo te Paulo Coelho, nga Charles Baudelaire te Jorge Riechmann: zbuloni të gjitha anët e pasionit dhe të romancës nëpërmjet frazave më të bukura të dashurisë.
Frazat më të bukura të dashurisë
“Dy gjëra na shpëtojnë në jetë: dashuria dhe buzëqeshja. Nëse keni njërën prej tyre, mirë. Nëse i keni të dyja, jeni të pathyeshëm”, shkruan Tarun Tejpal, gazetar dhe shkrimtar nga Nju Delhi, ku jeton me bashkëshorten dhe fëmijët. Ai thotë gjithashtu: “Mësohuni të buzëqeshni nga jeta dhe do të gjeni një shok që do të dijë të mbledhë vlerën e një buzëqeshje autentike”.
“Takimet më të rëndësishme kombinohen nga shpirtrat përpara se trupat të shihen”, na kujton Paulo Coelho. Takime të tilla duket se kanë në vetvete një magji, e cila është e aftë të shkojë përtej kohës dhe hapësirës: edhe pse nuk ju duket logjike, përse të mos i dorëzoheni magjisë?
“Nuk vdisni derisa dëshironi të josheni dhe të joshni”. Zëri i Charles Baudelaire evokon një të vërtetë thelbësore: nuk jemi asnjëherë të vjetër për të dashuruar, deri në frymëmarrjen e fundit.
“Të dua jo për kë je, por për mënyrën se si unë jam kur jam me ty”, shkruan Gabriel Garcia Marquez. Dashuria na ndihmon në zbulimin e vetvetes.
“Je skllavëria ime, je liria ime/ je mishi im që digjet/ si mishi i zhveshur i netëve të verës”: kështu fillon një poemë e famshme dhe prekëse e poetit në ekzil, Nazim Hikmet.
“Sa herë që më sheh / lind në sytë e tu”, këto janë vargjet e Jorge Riechmann, matematicien, filozof dhe poet, të cilat shkojnë drejt në zemër: ndonjëherë fjalët nuk kanë rëndësi, është vetëm një shikim ai i cili na shpëton, duke u gjendur vetëm në turmë.
“Për të thënë ‘të dua’, indianët Yanomami përdorin këto fjalë: YA PIHI IRAKEMA, që përkthehen kështu: jam kontaminuar nga ty. Ose ndryshe, një pjesë e jotja ka hyrë në mua, ku jeton dhe rritet”, shkruan David Servan-Schreiber, neuroshkencëtar dhe profesor i psikiatrisë. Çdo gjuhë është një rrëfim i botës.
“Dashuria nuk zotëron dhe as nuk do të jetë e zotëruar, sepse dashuria i mjafton dashurisë”, lexohet në vepren “Profeti” të Khalil Gibran, ku i dedikon një kapitull të tërë dashurisë.
“Më jep një mijë puthje, pastaj njëqind, / pastaj prapë njëmijë të tjera, pastaj njëqindëshe të dytë,/ më pas prapë një tjetër njëmijëshe, më pas njëqind”. E paharrueshme tradita e Salvatore Quasimodo-s nga vargjet e poetit latin Catullo.
“Është e çuditshme si më bën të të dashuroj gjithmonë, edhe kur nuk të dua”, kujton Marguerite Duras: inati dhe urrejtja që shpërfillim fshehin shkëndijën e ndjenjës. Dashuria nuk mbaron, kurrë. Thjesht transformohet

loading...