Të dashur prindër, hapni sytë e shikoni si po jua helmojnë fëmijët në shkolla shqiptare (VIDEO)


Rastet e shitësve ambulantë pranë shkollave, të cilët tregtojnë ushqime dhe produkte që i kanë kaluar afatet e skadencës janë të shumta. Nuk janë të paktë fëmijët që përfitojnë nga pushimi i gjatë apo ndërrimi i orëve dhe blejnë diçka pranë këtyre shitësve, e që më pas përfundojnë në spital të helmuar. Fatmirësisht këta fëmijë në shkollën “Hasan Dragoti”, në qytetin e Elbasanit, kanë arritur ta kapin në kohë mashtrimin me datën e skadencës dhe nuk e kanë konsumuar produktin që kanë blerë. Ata dëshmojnë se si është fallcifikuar data e skadencës. Produkti që shikoni edhe në videon e mëposhtme ka skaduar në 31 dhjetor të vitit 2015, pra një vit e ca më parë, ndërsa sipër, me një letër që i është ngjitur, shënohet data 30 dhjetor 2018. Imagjinoni vetë se çfarë mund të ndodhte dhe nëse kishte doktor që mund t’i bënte derman fëmijës që do të konsumonte këtë produkt. Edhe sa produkte të tjera mund të jenë të manipuluara në këtë mënyrë? Ndoshta fajin e kanë edhe nënat, të cilat nuk u pregatisin diçka fëmijëve për të marrë me vete nga shtëpia, ushqim të shëndetshëm dhe të sigurt, por i bien shkurt duke i pajisur me të holla. Hapni sytë pasi të tilla raste janë të shumta dhe të tillë shitës ka në çdo shkollë.