Të dal a të mos dal, kjo është çështja

Në rast se ai ju kërkon të bëni gjëra që nuk janë në karakterin tuaj, si për shembull të dilni natën vonë, ju duhet të mendoni nëse vërtet dëshironi që kjo lidhje të vazhdojë.

Të dal a të mos dal, kjo është çështja

Mund të jeni vërtet shumë e dashuruar, por ka ardhur koha që ju të merrni një vendim të rëndësishëm në lidhje me vazhdimin apo jo të lidhjes suaj, për shkak se partneri juaj mund të jetë duke ju nënvlerësuar. Nëse ai fillon që t’u kërkojë gjithnjë gjëra që në kushte normale ju nuk do t’i bënit, mund të jetë koha që ju të ndaloni këtë lidhje. Shpeshherë ndodh që partneri e detyron të dashurën e tij që të bëjë gjëra të jashtëzakonshme për të, për shkak të egos së tij dhe mendimit se ai është më superior në lidhjen tuaj. Mos e lejoni asnjëherë që ai të ju nënvlerësojë, dhe të ju bëjë të ndiheni më pak e vlefshme se që jeni. Ju jeni vërtet e vlefshme si individ dhe duhet të mbeteni e tillë edhe pas fillimit të lidhjes suaj. Nëse ai fillon që të ju bëjë kërkesa të jashtëzakonshme pa ndonjë arsye, si për shembull të ikni nga shtëpia në orët e vona të natës thjesht sa për t’u takuar me të, të dilni nga vetja duke e ndryshuar veshjen apo stilin, nëse u tregon se çfarë të flisni dhe çka të mos thoni kur jeni me miqtë e tij, kjo mund të jetë një shenjë se ai është një person me vetëkënaqësi të tepruar, i cili nuk mendon për dikë tjetër veç vetes, prandaj edhe nuk mund ta keni një të ardhme me të.