Të bëftë mirë, Leo Messi


Lionel Messi po i shijon në maksimum pushimet në Ibiza, pas një sezoni të gjatë dhe të lodhshëm, para përgatitjeve që e presin për sezonin e ri.
Sulmuesi argjentinas po i kalon pushimet me bashkëlojtarët Fabregas dhe Pinto, plus shokë të tjerë, ndërsa siç shihet në këtë fotografi, ylli argjentinas është zënë ‘mat’ duke ngrënë. Neve s’na mbetet tjetër veçse t’i themi: Të bëftë mirë, Messi. /LajmeOnline/