“Të banosh në Manhatan, privilegj i Kamzës”

elmundo-1kamza-370x290

Ta shndërrojmë qytetin në një qendër urbane të modernizuar. Me këtë moto Bashkia e Kamzës dhe këshilli bashkiak i qytetit, ka pagëzuar me emra si “Silvio Berlusconi”, “Paris”, “Nikolas Sarkozy”, “Mozart” apo “Manhatan” rrugët dhe lagjet në territorin e njësisë së tyre.

Nisma, përveç bujës në Shqipëri, ka tërhequr vëmendjen edhe të një gazete prestigjioze spanjolle, siç është “El Mundo” e cila në artikullin e saj kushtuar kësaj teme shkruan:

“Të jetosh në rrugë me baltë, por me emra plot ngjyra si Silvio Berlusconi, Nikolas Sarkozy, Mozart dhe të punosh në lagjet Manhatan, Coca-Cola, Paris, Meksikë apo Dubai është një privilegj që e gëzojnë vetëm banorët e qytetit të Kamzës në Shqipëri, vetëm 7 kilometra larg kryeqytetit shqiptar.”

rrugetkamez1-320×213

Në shkrimin e gazetës spanjolle jepet edhe historiku i qytezës. Gjatë regjimit komunist, shkruan “El Mundo”, Kamza ishte një fermë me 6 mijë banorë, ndërsa sot i kalon 100 mijë të tillë, duke e bërë qytetin e gjashtë më të madh në Shqipëri.

rrugetkamez1-320x213“Në Nju Jork shiten rroba të përdorura, ndërsa në Manhatan shiten pula, presh, domate dhe perime të tjera”, ironizon ‘El Mundo’, duke vijuar më pas edhe në përshkrimin e rrugëve.

“Në rrugën ‘Londër’ kalimtarët duhet të kenë kujdes mos të bien në gropat e rrugës, ndërsa ata që banojnë në rrugët ‘Bruksel’, ‘Uashington’, ‘Berlin’ dhe ‘Milano’ janë më me fat se ata që jetojnë në rrugën ‘Berluskoni’, që duket më shumë si një shteg fshati”, shkruan gazeta spanjolle