Taylor Swift druante për videot, pasi Ed Sheeran humbi telefonin

f1_3-swift1362308732

Taylor Swift ishte shumë e brengosur kur Ed Sheeran humbi celularin në ndarjen e çmimeve “Grammy” pasi që kushdo që do ta gjente do të mund t`i shihte videot e turpshme që ajo ia kishte dërguar.

Dyshja u bë e afërt pasi që bashkëpunuan për albumin e fundit të Swiftit dhe numri i saj i ri ishte në listën e numrave që Ed Sheeran e posedonte.

Telefoni që përmbante këngën e ardhshme të Sheeran u gjet përsëri, mirëpo Swift pranoi se kushdo që do ta gjente atë, do të kishte parë videot e çuditshme nga ajo.

“Dikush do t`i merrte ato video që më shfaqnin mua duke biseduar me macen time pastaj edhe disa video të tjera. Sheeran është njëri nga shokët e mi të ngushtë”, ka thënë Swift.