Tasi i blere per 3 USD del se eshte 1000-vjecar dhe vlen 2 2 mln USD

loading...

Një tas i rrallë kinez që ishte blerë për vetëm 3 dollarë është shitur në një ankand në Nju Jork për më shumë se 2.22 milionë dollarë. Tasi më shumë se 1000 vjeçar dhe është shitur në ankandin e Sotheby’s për qeramikën kineze. Tasi që i përket dinastisë kineze Song iu shit një koleksionisti britanik për 2.22 milion dollarë shumë më tepër se vlera fillestare prej 300 mijë dollarësh që pretendohej për të. Personi që e kishte në pronësi tasin e bleu për 3 dollarë në vitin 2007 dhe e kishte mbajtur në dhomën e ndenjes për shumë vite me radhë. Dinastia kineze Song ka zotëruar mes viteve 960-1279 dhe objektet e qeramikës të bëra gjatë kësaj periudhe njihen për thjeshtësinë e tyre ku dekoracionet janë shumë të rralla.

loading...