Tanku del në një autostradë ruse

9

Në qytetin Nizhnij Tagil (rus. «Нижний Тагил») në Ural në autostradë doli një makinë e rëndë ushtarake me shpejtësi të madhe. Nëpër pirgjet e dëborës në anë të rrugës tanku “T-90” nxitoi mespërmes rrugës dhe u zhduk në fushën e mbuluar me dëborë, transmeton ZR njoftimin. Kjo u regjistrua nga një videoregjistrues i një automobili, i cili po udhëtonte në atë kohë në autostradë.
Në afërsi të kësaj pjesë të rrugës ndodhet një fabrikë tankesh, prej nga makinat luftarake drejtohen për në poligon. Në të vërtetë, për këto pajisje ekziston një pjesë e veçantë e rrugës, e cila aktualisht është e mbuluar me dëborë dhe pajisjet ushtarake me shpejtësi të plotë ka kohë që nuk janë parë këtu.