Takimi emocional i 13-vjeçares me babanë që nuk e ka parë kurrë (Video)

Rory Beth Blankenship nga Oklahoma e Shteteve të Bashkuara, nuk e kishte parë kurrë babanë dhe u befasua kur ai iu paraqit për ditëlindje.
Adoleshentja që u bë 13-vjeçare, mbeti pa fjalë dhe shumë e befasuar, kur kuptoi se përpara e ka të atin,
“Jemi ndarë kur ajo ishte e sapolindur dhe vendosëm që ai të mos jetë pjesë e jetës së saj. Kohëve të fundit, nisi të interesohet për të dhe kontaktova që t’ia bëjmë këtë befasi”, ka thënë nëna saj lidhur me rastin.
Videoja që mund ta shihni më poshtë, është shpërndarë në rrjetin social, ku nuk kanë munguar pëlqimet e shumta.


Takimi emocional i 13-vjeçares me babanë që nuk… by gazetain