Takat e larta më të dëmshme se që kemi menduar, ja rreziqet që i sjellin ato


Takat e larta mund të shkaktojnë dëme të mëdha në këmbën tuaj, por kjo nuk i ndalon femrat që t’i mbathin ato ditë e natë.

Një studim në ‘JAMA’ tregon që mbathja e takave të larta shkakton që të keni më shumë presion në pjesën e përparme të këmbës sesa normalisht. Pas një kohe, kjo mund t’jua dobësojë thembrat tuaja dhe ju shkakton stres të pazakonshëm në pjesën e përparme të këmbës suaj.

Çfarë po ndodh në trupin tuaj kur mbathni taka të larta?

Falë mjekësisë moderne, hulumtuesit dhe mjekët e kanë mundësinë që të shohin saktësisht se si funksionon trupi kur një grua mbath taka të larta. Takat e larta bëjnë që stomakun ta shtyni përpara, ndërsa pjesën e pasme ta ngrehni. Kjo ndoshta mund t’ ju duket në rregull, mirëpo kjo e ndryshon shpërndarjen natyrale të peshës në shpinën tuaj dhe shton trysninë poshtë shpinës suaj. Disa raportime tregojnë që edhe rruazat e shpinës deformohen duke ju shkaktuar dhimbje të mëdha.

Rreziqet e mbathjes së takave të larta:

Muskuj të tensionuar në nyejt e këmbës;
Dhimbje të shpinës për shkak që qendra e gravitetit ndryshon;
Mpirje në gishtërinjtë e këmbës;
Dëmtim i përhershëm i nervave të gishtërinjve të këmbës
Nuk është nevoja që ju të hiqni dorë komplet nga takat e larta, e sidomos nëse keni qejf t’i mbathni ato në raste të veçanta. Sidoqoftë, patjetër duhet të konsideroni të mbathni diçka të rrafshët shumicën e kohës.
Untitled