Tableti i ri i Samsungut, SM – T800

0

Pak kohë pasi nisi të flitej për disa tabletë të rinj të Samsungut, kanë nisur të qarkullojnë spekulime për specifikat e para të njërit prej tyre.

Pajisja në fjalë dyshohet se do të quhet Samsung SM – T800, ndërkaq mendohet se do të jetë i pajisur me ekran Amoled e me specifika që na bëjnë të mendojmë se do të jetë pajisje e shtrenjtë.

Me ekran prej 10.5 inç super Amoled me rezolucion 2560 x 1600 pikselë, e me sistem Android 4.4.2 Kitkat, kamerë 8 megapiskelëshe (prapa) e me 2 megapikselëshe para, me procesor Quad-core 1.9 GHz, ky tablet pritet të jetë një pajisje e fuqishme për tregun.

Duket se Samsung SM-T800 do të vijë në dy versione, pasi që flitet se njëri version do të jetë vetëm me Wi-Fi e tjetri, përpos saj, do të ketë edhe mundësinë për SIM kartelë.

0a