Tableti “Dell Latitude 10”

loading...

55led1

loading...
“Dell” ka paraqitur kompjuterin tablet “Latitude 10”, i cili karakterizohet nga konfigurimi i përparuar që lidhet me siguri. Bëhet fjalë për një kompjuter tablet profesional, i cili është dizajnuar ashtu që të ballafaqohet me sfidat e sigurisë që iu dalin përpara përdoruesve profesionalë. Ky model para së gjithash u dedikohet agjencive qeveritare, institucioneve financiare dhe organizatave për mbrojtjen e shëndetit. Ai plotëson kërkesat e sigurisë dhe ato të enkriptimit për organizata dhe degë të ndryshme të industrisë. Ky tablet vihet në lëvizje nga procesori “Intel Atom Z2760”, derisa ekrani me madhësi 10.1“ shfaqë foto me rezolucion 1366×768 pikselë. Ky tablet bazohet në një sistem dual të autentifikimit.

loading...