“Ta marr jetën moj kurvë”, femrat kapen për flokësh (Video)

screenshot-2_1480083675-8052446

Një sherr mes femrave ka ndodhur sot në një lagje të Korçës, teksa shihen të shkulura flokësh dhe fjalor banal. nNgjarja ka vetëm pak çaste që ka ndodhur. Sipas personit që ka sjellë pamjet filmike, dy vajzat e reja në moshë, të cilat dyshohen të jenë rreth të 20-ave, janë kapur prej flokësh në lagjen 4 të qytetit, rruga “Kongresi i Lushnjes”. “Ta marr jetën moj ku*vë” dëgjohet që i thotë njëra vajzë tjetrës. Ato janë ofenduar fillimisht mes tyre dhe më pas janë kapur prej flokësh. Siç mund ta shikoni edhe nga pamjet, në rrugë ka edhe kalimtarë të tjerë që kanë parë këtë shfaqje të shëmtuar. Kanë qenë pikërisht kalimtarët e rastit ata që kanë ndarë vajzat e kanë ulur disi gjakrat.