Syzet e Getit me çmim marramendës, vjedhja e këngës i kushtoi më pak se një makiato (Foto)


Pak orë më parë Getoar Selimi në bashkëpunim me Onatin solli videoklipin “BS”.
Përveç se u raportua se melodia e këngës është e vjedhur, Telegrafi ka zbuluar edhe disa detaje të reja rreth këngës dhe paraqitjes skenike të këngëtarëve.

Në fakt, bëhet fjalë për syzet e reperit shqiptar, Getit dhe vijës melodike të këngës.

Sipas një hulumtimi të bërë del që syzet e reperit kanë kushtuar më tepër se melodia e vjedhur e këngës.
Syzet e Getit kushtojnë rreth 1811 euro në tregun ndërkombëtar sipas ueb-faqes .farfetch.com.

Kurse vija melodike e këngës së vjedhur, përkatësisht është blerë online vetëm për 99 cent duke u bazuar në ueb-faqen itunes .Ndërkohë, vija melodike e këngës është kopjuar nga ajo “Welcome dans la gropte”, të cilën e sollën në vitin 2014 katërshja e reperëve francezë, Blacky Blaak, Neto, Raz dhe Matso.
g

g1

g2