Surprizë/ Vetëm pak pas ndarjes, ribashkohet çifti i famshëm shqiptar

Ata kanë qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit për shkak të ndarjes së tyre. Por duket se ka qenë vetëm një krizë e vogël.

Bëhet fjalë për çiftin Mozzik dhe Loredana Zefi, pasi të dy janë bashkuar sërish.

Këtë e ka konfirmuar edhe vëllai i Loredanës, Sandro, në një live video në Instagram, ku vetë Loredana komentonte duke shkruar: Mozzik të dua!

Nuk është vetëm kjo në fakt dëshmia se ata janë rikthyer bashkë.

Edhe fakti që tashmë ata ndjekin njëri – tjetrin në Instagram e vërteton më së miri këtë.