Surprizat e Ences!

surprizat_e_ences_

Për industrinë muzikore shqiptare ishte premtimi serioz I së ardhmes duke nxjerrë në pah se e bukura do të jetë e pranishme në nivelin artistic ashtu edhe atë të paraqitjes skenike. Kompeticionet e fundit muzikore e kanë rritur profesionalisht dhe nuk e kanë ndalur suksesin e saj, përkundrazi e kanë inkurajuar për të ardhmen në muzikë.

Enca Haxhia nuk ka dëshiruar që The voice të ishte për të fundi I përallës së bukur, fillimisht nisi me një këngë, bëri një klip, u pëlqye dhe sot arriti klipin e tretë në rradhë për të cilin thotë se është një mrekulli e vërtetë. Në këtë interviste me nuance vere Enca flet për klipin e rip or tregon edhe mënyrën më të mirë se si mund të shpëtojmë të nxehtit që kohët e fundit ka pshuar vendin.

Ajo shpesh tërheq vëmendje edhe me look-un e saj si një vajzë që pëlqen ngjyrat dhe veshjet që tërheqin syrin e njeriut e mbase për këtë ajo është cilësuar edhe si një vajzë e guximshme.

Enca, disa ditë më parë ka dal në treg klipi yt I tretë, më trego disa detaj më shumë rreth tij?
Jepe tash ëhstë klip im I tretë dhe mund të them që është kënga më e preferuar deri tani. Është një projekt I cili ka kërkuar shumë kohë gati gjashtë muaj për të arritur atë që dëshironim. Pritja dhe reagimet ishin mjaft të mira, mund të them më të mira që kam mar deri më tani. Ndihem shumë e lumtur. Kjo këngë është punuar për mua për shijet vokalin dhe tipin tim ndaj e kam shumë për zemër. Në këtë klip njëkohësisht kemi disa Enca dhe është shumë ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim, vij me një stil të guximshëm.

Përse pikërisht Jepe tash?
Kjo frazë përdoret shpesh në këngë ndaj mendova se do ishte titulli I përshtatshëm. Kënga përcjell shumë energji, pozitivitet dhe nxehtësi.

Surprizat e Ences!

Përse zgjodhe pikërisht veten për të lancuar klipin?
Prej një viti kam qenë e pranishme në tregun muzikor përmes eventeve, klipeve dhe festivaleve në cdo kohë dhe sezon. Para pak muajsh publikova një baladë që u prit shumë mirë ndaj këtë herë vendosa të vij me dicka ndryshe, vera është thjeshtë rastësi.

Meqë jemi tek vera, ku ke ndërmend të kalosh pushimet këtë vit?
Hmm vera është stina ime e preferuar dhe tani që po e mendoj ende nuk më ka shkuar mendja për pushimet, kam qenë shumë e angazhuar në muzikë dhe provimet e matyrës por meqenësë këtë vit kam punuar shumë do bëj të pamundurën ti rezervoj vetes disa ditë pushime të bukura.
Nës do duhej të merrje me vete dy persona për pushime kë do zgjidhje?
Padyshim që dy shoqet e mia të ngushta.

Cilat sende kryesore pa të cilat Enca nuk rri dot kur është me pushime?
Celulari, ipod dhe gazetat, për mua këto janë jetike.

Cila ka qenë aventura më e bukur që ke bërë deri tani?
Mendoj se kjo verë do jetë plot aventura, do tua them kur të kthehem.

Vendi që nuk do zgjidhje kurrë për pushime?
Nuk do zgjidhja kurrë një vend që mund të kem vizituar disa herë ose diku ku nuk ka gjallëri.

Cilat janë ushqimet që preferon të konsumosh gjatë verës?
Të gjitha llojet e frutave dhe pijeve, akullore dhe ushime të lehta.

Cila është mënyra më e mirë për të shpëtuar nxehtin?
Mendoj se mënyra më e mirë është të shijosh atë, të bëni një marveshje të vogël dhe secila palë është OK.

Nga Enca në verën 2013 do të kemi?
Koncerte pa fund