Superushqimet që nuk duhet të shmangen

0Nëse doni të filloni për të ngrënë ushqime të shëndetshme, vera është koha e përkryer për këtë. Ushqimet e freskëta dhe të shëndetshme mund të gjenden në çdo treg, kurse me pak përpjekje do të keni një vakt të përsosur dhe kalorik.

Si superushqime përcaktohen ato ushqime të cilat në raport me numrin e kalorive përmbajnë më shumë vlera ushqyese dhe fibra. Pra, e kundërta e “kalorive boshe”. Në vazhdim do të paraqesim superushqimet të cilat gjithmonë duhet të jenë të pranishme në shtëpinë tuaj.

Lakra e gjelbër: Për shkak të faktit se në kohët e fundit shumë flitet për të gjitha të mirat e kësaj bime të mbuluar me gjethe të trasha, kjo mund të gjendet gjithnjë e më shumë në kuzhina kudo në botë. Lakra e gjelbër është e ngjashme me spinaqin, por ka më shumë vlera ushqyesve (edhe pse spinaqi është fantastik). Këto zarzavate me gjethe janë përplot me vitamina K, A dhe C, përmbajnë shumë magnez dhe fibra. Vitamina K është veçanërisht e rëndësishme për shkak se rregullon koagulimin normal të gjakut. Studimet kanë treguar se një përzierje unike e vitaminave dhe antioksidantëve në lakrën e gjelbër, mund të ndihmojë në uljen e nivelit të kolesterolit, por ky perime është dëshmuar edhe si parandalues dhe shërues edhe i shumë sëmundjeve tjera.

Avokado: Ky frutë ekzotik është përplot vlera ushqyese që janë veçanërisht të mira për zemër, pastaj përmban multivitamina dhe komponime kimike për të cilat ekspertët pretendojnë se janë efektive në luftimin e sëmundjeve të ndryshme. Një frutë që është i mirë për të gjitha, mund të përdoret në mënyra të panumërta. Megjithatë, duhet të jemi të moderuar për shkak se avokado ka një numër mjaft të lartë të kalorive. Një copë e këtij fruti përmban 15 për qind të kërkesës ditore për magnez.

Salmoni: Ky lloj peshku shumë shpejt të jep një ndjenjë të ngopjes dhe përkundër kësaj është i pasur me acide yndyrore omega-3. Këto acide nuk janë vetëm të mira për humbje të peshës, por edhe për zemër, nyje dhe tru. Salmoni duhet të gjendet rregullisht në tryezën tuaj pasi që përmban edhe acidet yndyrore të vlefshme omega-6.

Arrat: Arrat janë një nga burimet më të pasura të serotoninës, një kimikat që ju bën të ndjeheni të lumtur dhe të qetë. Një studim i ri holandez zbuloi se njerëzit të cilët kanë ngrënë 30 gram arra në ditë kanë nivele më të larta të serotoninës në krahasim me ata që nuk i konsumojnë ato.Ushqimet që përmbajnë yndyrna të shëndetshme kanë tendencë që të kenë një vlerë të lartë të kalorive. Për fat të keq, ato shmangen shpesh për shkak të kësaj, por ky nuk është një vështrim i duhur ndaj dietës. Arrat, të cilat janë plot me acide yndyrore omega-3, mund të jenë aleatë të shkëlqyeshëm që nxisin djegien e yndyrës. Dhe përkundër kësaj, kanë një indeks shumë të ulët glikemik, sikur salmoni. Arrat janë dëshmuar edhe shumë të mira për zemrën, pastaj kontribuojnë mjaft mirë edhe në uljen e tensionit të lart të gjakut, si dhe ndihmojnë edhe sistemin e tretjes.

Panxhari: Panxhari është i mbushur përplot me vitamina, minerale dhe antioksidantë. Po ashtu, përfshijnë betakaine unike, të cilat janë dëshmuar të jenë të shkëlqyera për detoksifikim dhe anti-inflamatore. Gjithashtu përmban edhe magnez, kalium dhe acid folik. Acidi folik është i rëndësishëm sepse ndihmon sistemin nervor të funksionojë normalisht, përmirëson kujtesën dhe mund të parandalojë sëmundjen e Alzheimer-it.

Boronicat: Ky lloj i frutave është gjithmonë një zgjedhje e mirë, sepse është përplot me antioksidantë që mbrojnë trupin dhe ngadalësojnë procesin e plakjes. Sipas mendimit të shumë ekspertëve, frutat më të mira të kategorisë së frutave të malit, janë pikërisht boronicat. Përveç vitaminave, përmbajnë antocianinë dhe komponime tjera me veti mbrojtëse. Kjo pemë është shumë e mirë për ata që kanë probleme të ndryshme me sistemin e tretjes, pastaj që lëngojnë nga sëmundjet kardiovaskulare. Boronica është dëshmuar edhe si mbrojtëse e mirë nga gripat sezonal dhe ftohja. Pra rregullisht hani boronica, të cilat gjithashtu janë shumë freskuese./Zëri