Superkupa e Evropës, Reali pa Ronaldon

Skuadra mbretërore Real Madridi, Superkupën e Evropës përballë skuadrës tjetër spanjolle, Sevilla, do ta kërkojë pa lojtarin më të mirë të tyre, Cristiano Ronaldo.

Portugezin si duket vazhdon të vuaj nga ai lëndim që mori edicionin e kaluar në gjurin e këmbës së djathë, dhe ai nuk po dëshiron të rrezikoj, duke dashur të jetë i gatshëm për edicionin e ri të La Ligas, që fillon në fund të muajit gusht.
Finalja e Superkupës së Evropës zhvillohet me 12 gusht në Cardiff, ku Reali si kampion i Evrope do të ndeshet me fituesin e Europa League, Sevillën