Supergjyshja që u kthye nga bota e përtejme

Një gjyshe në Rusi është kthyer dy herë në jetë dhe ka mbijetuar për tri ditë në morg. 61-vjeçarja, siç shkruan “Daily Mail”, ishte deklaruar dy herë e vdekur nga mjekët, megjithatë, të dyja herët si për çudi, ishte zgjuar, vetëm pak minuta para nisjes së autopsisë. Lyudmila Steblitskaya qëndroi për 3 ditë në morgun e akullt e familjarët prisnin ngushëllime për ndarjen e saj nga jeta.

Por “qëndrimi” i saj mes jetës e vdekjes i ka lënë të gjithë të shqetësuar. Familjarët e miqtë e saj frikësohen se ajo mund të largohet në çdo moment, e po kështu edhe mjekët. Ajo ka vdekur e është ringjallur dy herë, nëntorin e vitit të shkuar dhe këtë tetor dhe ç’është më e keqja, sa herë që ka “ndërruar jetë”, familjarët kanë organizuar ceremoninë mortore e më pas është anulluar çdo gjë. Nëna e saj nuk mban mend asgjë nga ato që kanë ndodhur. Asaj i kujtohet vetëm që shkoi në spital sepse nuk ndihej mirë, e më pas u zgjua në morg.

Zonja Ludmilla nuk është i vetmi person të cilit i është dhënë një mundësi e dytë në këtë jetë. Në fillim të këtij viti, 28-vjeçari nga Egjipti, Hafez al-Nubi ndërroi jetë si pasojë e një ataku kardiak teksa ishte në punë e u zgjua në momentin e varrimit. Në muajin prill, një 95-vjeçare kineze u zgjua pas 6 ditësh pasi ishte ndarë nga jeta. Një ditë para ceremonisë mortore, miqtë e familjarët panë se arkivoli ishte bosh e Li Xiufeng po gatuante në kuzhinë.