Super lajm: Kosova në kualifikimet për Euro 2018

Sot, Federata e Hendbollit të Kosovës e ka marrë një lajm të gëzueshëm. Në fakt, nga shtëpia e Federatës Evropiane të Hendbollit ka arritur shkresa zyrtare lidhur me shortin për garat kualifikuese për EURO 2018 në konkurrencën e meshkujve, i cili do të hidhet me datën 22 korrik 2014, ku është përfshi edhe Kosova.

Federata Evropiane, Kosovën e ka vënë në vazon e tretë të garave të grupeve parakualifikuese për EURO 2018, që fillojnë të zhvillohen në muajin tetor dhe nëntor 2014, pastaj në muajin prill, maj dhe qershor.

Kuptohet, secila Përfaqësuese luan me secilën nga dy ndeshje (vajtje-ardhje), dhe fituesi i grupit fiton të drejtën të takohet me njërën nga Përfaqësueset e tri grupeve që janë të renditura në vendin e 4-t gjatë garave kualifikuese për EURO 2016.

Ndeshjet suplementare do të zhvilloheshin më 6/7 respektivisht 10/11 prill 2015, dhe fituesi pastaj do t’i bashkëngjitet garave kualifikuese të Fazës së dytë për EURO 2018.

Vazot e paraqitura të Përfaqësueseve sipas renditjes së EHF-it për tërheqjen e shortit më 22 korrik 2014 që do të bëhet në selinë e EHF-it në Vjenë:
Vazo e parë: Greqia, Estonia, Rumunia
Vazo e dytë: Belgjika, Italia, Luksemburgu
Vazo e tretë: Gjeorgjia, Kosova, Qipro
Dhe, pastaj formohen grupet A, B dhe C (nga secila vazo nga një përfaqësuese).
Në kualifikimet për EURO 2018 janë paraqitur gjithsej 38 Përfaqësuese.
Në pjesën finale do të kualifikohen 15 skuadra, dhe Përfaqësuesja nikoqire e EURO 2018.