Super Januzaj e la gojëhapur trajnerin Moyes (Video)

Januzaj


David Moyes ka mbetur i impresionuar me paraqitjen e Adnan Januzajt, i cili luajti me sukses në ndeshjen miqësore ndaj ekipit Singha All Star XI, në ndeshjen e zhvilluar në Bangkok.
Menaxheri i Manchester Unitedit uron që talenti kosovar të vazhdojë me ritëm të njëjtë, duke i garantuar atij që do t’i japë raste tjera.
Januzaj11
“Mendoj se Adnani luajti shkëlqyeshëm sonte dhe ishte një plus për ne. Ai ishte pjesa më e mirë e ekipit. Është gjithmonë ndjenjë e mirë kur t’ia jep rastin një lojtari të ri dhe kur ai shkëlqen. Mendoj se ai diti ta shfrytëzojë këtë sonte. Dhe, sa më shpesh që luan ai në këtë mënyrë, më shumë mundësi do të ketë”, theksoi pas ndeshjes ish trajneri i Evertonit.
Januzaj111

18 vjeçari u përfshi në ekipin e parë të ‘Djajve të Kuq’ në turneun e Tajlandës, pas paraqitjeve impresionuese që pati me ekipin e dytë të ekipit nga Old Traffordit sezonin që shkoi. /LajmeOnline/
Januzaj1