Super grabitja në Tiranë/ Autorët ishin profesionistë. Ja detaji që nuk u shpëtoi (VIDEO)

safe_image-5

Pavlo Shkarpa është pronari i argjendarisë së grabitur gjatë mbrëmjes së djeshme ku vlera e dëmit të pretenduar është 500 mijë euro. Duke folur për Report TV ai konfirmon se kjo nuk është pare që vidhet. E njëjta gjë ka ndodhur edhe para tre muajsh dhe sërish nuk janë gjetur autorët. Ky fakt shpjegohet me faktin se autorët kanë qenë mjaft profesionistë sipas tij. Shkarpa thekson se autorët i kanë marrë 8 kg flori, 25 kg argjend dhe shumë ora të markave të ndryshme. Fajtor për këtë ngjarje ai bën ndërtimin krah biznesit të tij që është pezulluar si dhe firmën e sigurisë që nuk e ka njoftuar në momentin që ka diktuar që dikush ka hyrë në dyqan.”Përfundimisht falimentova, por shyqyr që jam jetë se miq të mi në këtë profesion janë vrarë”., – shprehet pronari. Kam bërë çfarë është e mund për të mbrojtur sigurinë e saj. Është vjedhur komplet serveri dhe kamera brenda. Firma e sigurimit privat nuk e ka çuar deri ne fund hetimin, ata nuk më kanë njoftuar për rënies së alarmit”.,- shprehet ai. “Vjedhja është spektakolare, mafioze e organizuar dhe sofistikuar. Ka një organizim perfekt nga mënyra se si janë marrë gjërat. Ata janë njohës të mirë të vjedhjes së floririt. Janë gjetur çelësat e kasafortës që ishin të fshehur shumë mire. Është hera e dytë që vidhem brenda 3 muajsh. Tani nuk jam i siguruar pasi jam në gjyq për vjedhjen e pare”.,-përmbyll ai. Vjedhjet e vlerave të mëdha të parave apo sendeve me vlerë janë bërë mjaft prpblematike kohët e fundit në kryeqytet, por edhe më problematik është fakti se për këto ngjarja ka një nivel të ulët zbulueshmërie nga policia.

http://dai.ly/x4wp02o